Robert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Amerika

Robert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 20:48
Robert F. Kennedy Jr

Robert F. Kennedy Jr edhe zyrtarisht ka njoftuar sot se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.

“Jam këtu që të shpallem si kandidat i pavarur për president të SHBA-ve”, tha  Kennedy nën duartrokitje dhe brohorima në tubim në Philadelphia.

Duke folur për sistemin dy-partiakë, Kennedy “goditi” Bidenin dhe Trumpin, për të cilët parasheh se do të nominohen nga partitë e tyre.

Kennedy ka vërejtur se shumica e amerikanëve besojnë që BNiden është “shumë i moshuar” për të kandiduar. Madje shtoi se Trump po ballafaqohet me disa shkelje ligjore.

Para se ta bënte publike kandidaturën e tij, Kennedy falënderoi gruan dhe fëmijët, shtabin e tij zgjedhor dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Ky 69-vjeçar i cili më parë kishte kandiduar për nominim nga demokratët për garën presidenciale është personi i vetëm që kishte sfiduar Joe Bidenin në nominim.

Kennedy nuk është kandidati  i vetëm që në zgjedhjet presidenciale në SHBA po lufton si kandidat i pavarur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat