SHBA vlerëson se Izraeli nuk është “përgjegjës” për shpërthimin në spitalin e Gazës

Amerika

SHBA vlerëson se Izraeli nuk është “përgjegjës” për shpërthimin në spitalin e Gazës

Nga: M.L. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Qeveria amerikane beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin në një spital në Gaza të martën, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton CNN transmeton "Bota sot".

Vlerësimi bazohet në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur, tha Adrienne Watson, një zëdhënëse për NSC.

Ndërsa ne vazhdojmë të mbledhim informacione, vlerësimi ynë aktual, bazuar në analizën e imazheve, përgjimeve dhe informacionit me burim të hapur, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës dje”, tha Watson në një deklaratë të mërkurën.

Zyrtarët i thanë CNN veçmas se provat fillestare të mbledhura nga komuniteti i inteligjencës amerikane sugjerojnë se sulmi në spital erdhi nga një raketë e lëshuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.

Midis provave që janë mbledhur është një analizë që sugjëron se shpërthimi ishte tokësor dhe jo një sulm ajror që goditi spitalin, tha një nga burimet.

Nuk kishte asnjë krater të vetëm që sugjeronte se kishte një bombë, por kishte dëme të mëdha zjarri dhe mbeturina të shpërndara që është në përputhje me një shpërthim që fillon nga niveli i tokës, sipas burimit.

Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar sulmet ajrore izraelite për incidentin vdekjeprurës, por Izraeli ka këmbëngulur se nuk ishte përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat