Blinken: Mirëpresim lirimin e 2 amerikanëve, puna vazhdon për lirimin e të gjithë pengjeve të tjera

Amerika

Blinken: Mirëpresim lirimin e 2 amerikanëve, puna vazhdon për lirimin e të gjithë pengjeve të tjera

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 07:55
Sekretari i Shtetit Antony Blinken

SHBA mirëpret lirimin e dy amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi dhe “ndan lehtësimin që po ndiejnë familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre”.

Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë të premten, shkruan CNN.

“Por ka ende 10 amerikanë të tjerë që mbeten të pagjetur në këtë konflikt,” vazhdoi Blinken, duke shtuar se ata janë mes rreth 200 të tjerëve nga vende të ndryshme që mbahen në Gaza, duke përfshirë burra, gra, të moshuar dhe fëmijë.

“Secili prej tyre duhet të lirohet”, tha Blinken.

Blinken deklaroi se “puna urgjente për të liruar çdo amerikan të vetëm, për të liruar të gjithë pengjet e tjera, vazhdon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat