Vrau të paktën 22 persona, identifikohet autori i masakrës në ShBA

Amerika

Vrau të paktën 22 persona, identifikohet autori i masakrës në ShBA

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 08:18 Përditësuar në ora: 11:07 më 26.10.2023
Oficerët e armatosur pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë në Maine gjatë incidentit me të shtëna në Leviston, SHBA, 25 tetor 2023.

Identifikohet autori i masakrës në ShBA, vrau të paktën 22 persona

Policia ka identifikuar autorin e armatosur që vrau të paktën 22 persona dhe plagosi 50 deri në 60 në Maine.

Policia ka identifikuar sulmuesin që vrau të paktën 22 persona me pushkë dhe plagosi 50 deri në 60 të mërkurën në qytetin Lewiston në shtetin amerikan të Maine. 

Departamenti i Policisë në Lewiston njoftoi se Robert Card, 40 vjeç, është i dyshuari për ngjarjen.

Ai, sipas policisë, duhet të “konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm”.

“Ka një sulmues aktiv në Lewiston. Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyert e tyre të mbyllura. Policia aktualisht po vazhdon kërkimin në shumë vende,” postoi më parë Policia e Shtetit të Maine në platformën sociale X.

Përndryshe, rezultati i 22 të vrarëve do të ishte i barabartë me numrin e vrasjeve që ndodhin në shtetin e Maine gjatë gjithë vitit. Gjegjësisht, numri i vrasjeve vjetore që nga viti 2012 ka variuar nga 16 deri në 29.

Të shtënat masive më vdekjeprurëse në SHBA ndodhën në vitin 2017 në Las Vegas, kur një pensionist 64-vjeçar hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve të festivalit të muzikës country, duke vrarë 58 dhe duke plagosur rreth 500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat