​Ariu hyn në kuzhinën e një hoteli në SHBA, sulmon rojën e sigurisë

Amerika

​Ariu hyn në kuzhinën e një hoteli në SHBA, sulmon rojën e sigurisë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën momentin kur një ari sulmoi një roje sigurie në një kuzhinë hoteli në Kolorado.

Colorado Parks and Wildlife (CPW) thotë se ariu u eutanizua pas sulmit. Të hënën në mbrëmje, ariu hyri nga dera e hapur e hotelit dhe shkoi në kuzhinë. Ai sulmoi një roje sigurie në kuzhinë, grisi këmishën dhe gërvishti kurrizin.

"Roja e sigurisë zbriti në kuzhinë, por nuk e pa menjëherë ariun. Kur u afrua, ai e befasoi ariun, i cili e sulmoi dhe ia gërvishti shpinën.

Roja i sigurisë mundi të shpëtonte dhe të telefononte 911", tha zëdhënësja Rachael Gonzales nga CPW, raporton CBS News.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat