Vrau me armë zjarri 18 persona dhe plagosi disa të tjerë, gjendet i vdekur autori

Amerika

Vrau me armë zjarri 18 persona dhe plagosi disa të tjerë, gjendet i vdekur autori

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 08:22
Robert Card

Robert Card, autori që vrau me armë zjarri 18 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Maine të SHBA është gjetur i vdekur të premten mbrëma.

Sipas autoriteteve ai dyshohet se është vetëvrarë.

Zbulimi i trupit të Card i dha fund një gjuetie dyditore që filloi kur ai kreu sulmin e përgjakshëm.

“Robert Card nuk është më një kërcënim,” tha guvernatorja e Maine Janet Mills në një konferencë për shtyp.

“Tani është koha për t’u shëruar,” vazhdoi ajo. “Me përfundimin e këtij kërkimi, unë e di se zbatimi i ligjit vazhdon të hetojë plotësisht të gjitha faktet.

Trupi i Card u gjet rreth orës 19:45 pranë një lumi në Lisbon,  për të cilin burimet e zbatimit të ligjit thanë se ndodhet pranë ish-vendit të tij të punës, Maine Recycling, nga i cili u pushua së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat