Krim mizor në Brooklyn, 47-vjeçari dhe djali i tij vriten nga fqinji thjesht pse bënë zhurmë

Amerika

Krim mizor në Brooklyn, 47-vjeçari dhe djali i tij vriten nga fqinji thjesht pse bënë zhurmë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një krim brutal ku përfshihej një 47-vjeçar dhe një 27-vjeçar ndodhi të dielën e kaluar në Brooklyn.

Autori, një fqinj i tyre, i ekzekutoi pasi u kishte bërë vërejtje për shkak të shqetësimit nga zhurmat.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Jason Pash, siç quhet autori, duke u përleshur fillimisht me 27-vjeçarin Chinway Maud dhe nënën e tij dhe pak sekonda më vonë, njerku i 27-vjeçarit, Vladim Maturin, i cili ishte edhe një bodybuilder amator, baba i katër fëmijëve, shfaqet duke mbajtur një palë gërshërë në duar.

Më pas Pash shihet duke nxjerrë një armë nga brezi dhe me të fillimisht qëllon 47-vjeçarin dhe më pas ekzekuton 27-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat