SHBA/New York: Në 50-vjetorin e saj u mbajt parada “Village Halloween Parade”

Amerika

SHBA/New York: Në 50-vjetorin e saj u mbajt parada “Village Halloween Parade”

Nga: Beqir Sina Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

NEW YORK CITY : Dhjetëra mijëra njujorkezë të veshur me kostume nga më të ndryshmet morën pjesë mbrëmë në paradën e njohur si “Village Halloween Parade”, në 50-vjetorin e saj.

Parada filloi në mbrëmje(7PM)në bulevardin “Spring Street” dhe marrshi i kostumeve “udhëtoi” për në veri të lagjes në rrugët 6th Avenue, Canal St. dhe u mbyll në rrugën “18th St.”

Tema e këtij viti i kësaj parade ishte "Përmbys/Brenda/Jashtë", duke reflektuar mbi një kthim në "normalitet" pas pandemisë COVID-19.

Parada jubilare e 50-të vjetorit të festimit të festës Halloween në një nga lagjet më të njohura të qytetit të Nju Jorkut, në “Village- Fshat”, filloi të martën mbrëma, (31 tetor) duke shfaqur një spektakël me të vërtet mahnitës me kostume dhe nota “drithëruese” dhe një shfaqje zombie të "Thriller".

Parada e Halloween-it në NYC, mbrëmë në rrugët e Greenwich Village - u mbajt në një gatishmëri të lartë, atë mes konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, ndërsa, forca të shumta të policisë - NYPD, qëndruan deri vonë pasmesnate në shesh dhe mbajtën të “rrethuar” të gjitha lagjet.

Megjithëse, tha policia(NYPD) nuk kishte pas ndonjë kërcënim të besueshm sidomos për paradën, gjithësesi siguria kudo në New York City ishte shumë e fortë dhe e dukshme gjatë gjithë paradës, madje edhe në të, të pestat lagjet e qytetit.

Policia po ashtu tha se siguria është gjithmonë një shqetësim për shkak të pjesëmarrjes të madhe të njerëzve në këto festa kaq të mëdha në qytet.

Zyrtarët thanë se kostumet mund të siguronin “maskimin”për akte ekstremiste që mund të ishin në kërkim të “mundësive" për ndonjë akt terrorist, por që fatmirësisht nuk ka ndodhur.

“Parada e këtij viti jo vetëm që përkujtoi historinë e saj 50-vjeçare, por edhe nderoi të gjithë ata që humbën jetën nga ngjarje të ndryshme në NYC, si : 11 shtatori, SIDA dhe COVID-19, tha Drejtoresha e paradës Jeanne Fleming, duke i dhënë një nderim me këtë rast edhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e paradës gjatë gjithë viteve”.

Parada “The 50th annual Village Halloween Parade” shfaqi mbrëmë njujorkezët,  me veshjet e tyre drithëruese dhe ndonjë “parodi rrëqethëse,, deri te fëmijët  e mrekullueshem të këtij qyteti që lëviznin nëpër rrugët me ato veshje mahnitse dhe kovat portokalli “derë më derë” për “ bombone, karamele dhe cokollata” të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe duke thirrur , “ Trick ‘r Treat” .

Në paradën e West Village të Manhatanit

njujorkezët zgjodhën kostumet dhe maskat duke imituar personat e famshëm si : Toni Montana, Elvis Presli, Bradley Cooper, modelen Irina Shayk, aktorët e “Guardians of the Galaxy” e tjer.

Një sërë veshjesh fantastike për Halloween jo vetëm në Manhattan u panë të martën mbrëma në të pesta lagjet, shkruan shtypi njujorkez për të shënuar fundin e festimeve drithëruese të këtij viti.

Gjithashtu në paradën “The 50th annual Village Halloween Parade“ me veshjet e tyre ata i dhanë edhe një “ringjallje” yllit të viteve '60, Marilyn Monroe. Halloween 2023, u shqua në të gjithë New York-un, për maskat rrëqethëse të “Ditës së të Vdekurve” dhe atyre fëmijëve të adhurueshëm të veshur si personazhet figurat e tyre të preferuar që gëzonin më shumë se kushdo dje gjatë gjithë ditës ne festën e Halloween.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat