Të paktën dy nxënës janë goditur me thikë pas një sherri në një shkollë të mesme në Kaliforni

Amerika

Të paktën dy nxënës janë goditur me thikë pas një sherri në një shkollë të mesme në Kaliforni

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy nxënës janë therur me thikë në shkollën e mesme Van Nuys në Los Anxhelos.

Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi pas një sherri dhe një i dyshuar është në arrati teksa shkolla mbetet e mbyllur.

Siç thuhet më tej, policia iu përgjigj sulmit me thikë rreth orës 11 të mëngjesit të së mërkurës – sipas kohës lokale.

Sipas policisë, një djalë 16-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u godit me thikë.

Gjithashtu një 15-vjeçar u godit me thikë dhe u dërgua në spital dhe është në gjendje stabile.

Të paktën një i mitur u arrestua në vendngjarje, ka thënë një burim policor për Los Angeles Times.

Megjithatë, një i dyshuar mbetet i lirë.

Goditja me thikë ndodhi pasi një përleshje mes 11 studentëve shpërtheu në zonën e katërt të kampusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat