Dramë në Washington, arrestohet burri me armë pranë Capitol Hill – iu gjet një pushkë automatike AR-15

Amerika

Dramë në Washington, arrestohet burri me armë pranë Capitol Hill – iu gjet një pushkë automatike AR-15

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një burrë me armë u arrestuar pranë ndërtesës së Senatit në Capitol Hill, ka njoftuar policia amerikane.

Ata gjithashtu njoftuan se burri ishte vërejtur në park matanë rrugës, pranë stacionit Union.

NBC News raporton se i dyshuari është arrestuar para ndërtesës së Senatit në atë rajon.

Në afërsi të parkut gjendet tri objekte të Senatit, kurse një polic ka thënë për NBC News se i dyshuari kishte një pushkë automatike të tipit AR-15.

Shumë policë i janë vënë pas të dyshuarit që vraponte drejt Capitolit, e shumë patrulla tjera u dolën në ndihmë.

Ata kanë bërë të ditur se nuk ka “arsye të besohet se ekziston ndonjë kërcënim i vazhdueshëm serioz”.

E të gjitha rrugët përreth kësaj zonë janë mbyllur, kurse policia është duke mbledhur të gjitha provat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat