Dy shkolla hebraike sulmohen me armë zjarri në Kanada

Amerika

Dy shkolla hebraike sulmohen me armë zjarri në Kanada

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Policia në qytetin e dytë më të madh të Kanadasë thotë se dy shkolla hebraike u goditën me armë zjarri të enjten.

Mësuesit u kthyen në oborrin e shkollës në Cote-des-Neiges dhe e gjetën derën e përparme të goditur nga plumbat. Askush nuk u lëndua.

Por incidenti vjen pas një sulmi me bomba zjarri në një sinagogë në Montreal në fillim të kësaj jave dhe përleshjeve midis grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite në Universitetin Concordia të qytetit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë thirrje për një ulje të tensioneve në nivel kombëtar.

“E di që emocionet janë të larta dhe njerëzit janë të frikësuar. Por sulmi ndaj njëri-tjetrit nuk është ai që jemi ne si kanadezë”, tha ai gjatë një vizite në Montreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat