Ekskursionisti i zhdukur gjendet i vdekur, me qenin gjallë pranë trupit të tij në SHBA

Amerika

Ekskursionisti i zhdukur gjendet i vdekur, me qenin gjallë pranë trupit të tij në SHBA

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një ekskursionist i humbur që prej gushtit në Kolorado, SHBA, është gjetur i vdekur me qenin të gjallë ende pranë trupit të tij, njoftonin sot autoritetet.

Trupi i 71-vjeçarit Rich Moore, i cili që shpallur i humbur që prej 19 gushtit, u gjet javës që shkoi, sipas një postimi në rrjetet sociale nga grupi i shpëtimit ‘Taos Search and Rescue’. Qeni i Moore ishte gjalë duke qëndruar pranë tij.

Rrjeti lokal Denver Gazette, duke citur të dhënat e sherifit të Archuleta thoshte se Moore e qeni i tij ishin zhdukur pasi ishin nisur për t’u ngjitur në këmbë në majën ‘Blackhead Peak’, e cila është rreth 30 km në lindje të qytezës së Pagosa Springs.

Zyrtarët thonin se trupi i Moore ishte gjetur më 30 tetor nga një gjuetar në luginen në juglindje të malit Blackhead Peak, ndërsa qenii tij i bardhë, Finney, qëndronte pranë trupit të të zotit.

Zyrtarët kishin rikuperuar trupin e të ndjerit Moore, ndërsa Finney u transportua në një qendër veterinare për trajtim dhe tashmë është bashkuar me familjarët e saj, thanë zyrtarët.

Policia nuk publikonte shkakun e vdekjes së Moore’ por tha se nuk kishte elementë kriminalë.

Maja e Blackhead Peak, rreth 400 metra e lartë, është pjesë e maleve San Juan në jugperëndim të Kolorado.

Në postimin e tyre, grupi ‘Taos Search and Rescue’ thanë se kishin reaguar ndaj thirrjes për kërkimin e të humburit, me qenin e tyre.

“Nisëm kërkimet nga rrëza e majës ku ishte e parkuar makina e tij. Më pas me helikopter nisën të kërkonim në zbritje dhe e gjetëm rreth 3 km larg vendit tonë të zbritjes”, tha zyrtarja e shpëtimit Vanne-Brightyn.

Kjo është të paktën hera e tretë që qeni gjendet gjallë pranë një ekskursionisti të vdekur prej një viti në SHBA, që do të thotë se ata kanë pësuar probleme mjekësore, mundësisht atak të papritur kardiak.

Në maj 2022, një qen Labrador u gjet pranë trupit të vdekur të të zotit të tij, një 74-vjeçar nga Arizona humbi jetën papritur gjatë një ekskursioni.

Një muaj para kësaj, një 29-vjeçar ekskursionist u gjet i vdekur në parkun Griffith në Los Angeles, me qenin pranë tij, thonin autoritetet. Anëtarët e familjes thanë se me sa dukej qeni nuk ishte larguar nga trupi për afro dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat