Qindra aktivistë hebrenj dhe aleatët e tyre protestojnë në konsullatën izraelite në Çikago

Amerika

Qindra aktivistë hebrenj dhe aleatët e tyre protestojnë në konsullatën izraelite në Çikago

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 00:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra aktivistë hebrenj të paqes dhe aleatët e tyre janë mbledhur në konsullatën izraelite në Çikago, përcjell Bota sot.

Demonstruesit mbyllën hyrjen e konsullatës dhe kërkuan mbështetjen e SHBA-së për një armëpushim në Gaza

Konsullata në Çikago është në një ndërtesë të lidhur me Qendrën e Transportit Ogilvie - një stacion kryesor hekurudhor për udhëtarët.

Më shumë se 100 protestues që kishin bllokuar shkallët lëvizëse që çonin në konsullatë u arrestuan dhe u shoqëruan nga ndërtesa, sipas Ben Lorber, i cili ndihmoi në organizimin e protestës së udhëhequr nga kapitujt e Çikagos të Zërit Çifut për Paqe, IfNotNow dhe Never Again Action.

Informacioni nuk u konfirmua nga policia e Çikagos, e cila nuk mundi t'i jepte menjëherë informacion Associated Press për numrin dhe arsyet e arrestimeve dhe sa demonstrues morën pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat