Miller: ShBA-ja e papërcaktuar nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar

Amerika

Miller: ShBA-ja e papërcaktuar nëse Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 07:24
Matt Miller

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë vlerësim nëse Izraeli ka “shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller.

“Ne vazhdimisht po monitorojmë faktet ndërsa ato zhvillohen”, tha Miller në një konferencë, shkruan CNN.

Forcat izraelite kanë kryer operacione në Rripin e Gazës që kanë çuar në vdekjen e më shumë se 11,000 njerëzve, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat kanë qenë aktive në dhe rreth spitalit Al-Shifa pasi pretenduan se ka një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit në tunele nën kompleks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat