Tre të vdekur dhe tre të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Alaskë

Amerika

Tre të vdekur dhe tre të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Alaskë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Alaskë

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një rrëshqitje vdekjeprurëse e dheut në Alaskë.

Rrëshqitja që vlerësohet të jetë 137 m e gjerë, ndodhi rreth orës 21:00 të së hënës gjatë një stuhie pranë Wrangell, një komunitet ishullor prej 2.000 banorësh.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në një kërkim fillestar dhe trupat e dy të rriturve u gjetën më vonë nga një operator droni, raporton Sky News.

Dy fëmijë dhe një i rritur mbetën të pagjetur pas katastrofës dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat