Rrëzohet një avion në Teksas, humb jetën piloti

Amerika

Rrëzohet një avion në Teksas, humb jetën piloti

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një avion u rrëzua në parkingun e një qendre tregtare në Teksas të martën pasdite, ndërsa piloti ka humbur jetën.

Piloti i pafat ishte i vetmi person në bordin e avionit Mooney M20 , i cili u rrëzua në veri të aeroportit Air Park-Dallas në Plano, Teksas, sipas një zëdhënësi të FAA.

Ende nuk dihet shkaku  i rrëzimit të avionit.

Pas rrëzimit, avioni u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën në një automjet të parkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat