FBI heton shpërthimin e një automjeti në urën që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë

Amerika

FBI heton shpërthimin e një automjeti në urën që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po heton shpërthimin e një automjeti në urën “Rainbow” që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës, thuhet në një deklaratë të agjencisë amerikane të zbatimit të ligjit. Ngjarja ndodhi pranë pikës së kontrollit kufitar.

Autoritetet në shtetin e Nju Jorkut po shqyrtojnë incidentin, tha guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një postim në rrjetin X të mërkurën.

Stacioni televiziv lokal WIVB raportoi se të katër pikat kufitare me Kanadanë në pjesën perëndimore të Nju Jorkut u mbyllën të mërkurën për shkak të një shpërthimit të automjetit në urë. Agjencia e lajmeve nuk mund ta konfirmonte raportin.

Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur komente nga roja kufitare amerikane apo kanadeze. Po ashtu nuk ka patur reagime nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit lidhur me njoftimet për mbylljen e pikave të kalimeve kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat