Shtëpia e Bardhë: Zgjatja e armëpushimit varet nga Hamasi

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Zgjatja e armëpushimit varet nga Hamasi

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Jake Sullivan

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi sot se zgjatja e armëpushimit katërditorë varet nga Hamasi.

“Nëse kjo marrëveshje e veçantë do të zgjatet apo jo, varet në fakt nga Hamasi, sepse Izraeli ka qenë shumë i qartë si pjesë e marrëveshjes:

është i gatshëm të vazhdojë armëpushimin nëse për çdo ditë Hamasi liron 10 pengje të tjera”, tha Sullivan për CNN.

“Pra, topi është në fushën e Hamasit, nëse jo, do të jetë përgjegjësia e tij”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat