Ndarja nga jeta e Kissinger, George Bush: Një nga zërat më të shquar në politikën e jashtme nuk është më

Amerika

Ndarja nga jeta e Kissinger, George Bush: Një nga zërat më të shquar në politikën e jashtme nuk është më

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:37
George W. Bush dhe Kissinger

Ish-presidenti republikan amerikan George W. Bush nderoi ish-sekretarin e shtetit Henry Kissinger, duke thënë se Amerika kishte humbur “një nga zërat e saj më të besuar dhe më të dalluar në politikën e jashtme”.

Fakti që nga një refugjat që iku nga Gjermania naziste duke u shndërruar në kreun i diplomacisë amerikane dhe një formësues kryesor i politikës së jashtme të vendit, dëshmon për “madhështinë e tij si dhe madhështinë e Amerikës”, tha ish-presidenti në një deklaratë për shtyp.

Henry Kissinger, një figurë historike e diplomacisë amerikane, Sekretari amerikan i Shtetit gjatë udhëheqjes së presidentit Richard Nixon dhe Gerald Ford, vdiq në moshën 100-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat