​Vdes në moshën 95-vjeçare fotografi i madh amerikan Elliott Erwitt

Amerika

​Vdes në moshën 95-vjeçare fotografi i madh amerikan Elliott Erwitt

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:04
Ilustrim

Elliott Erwitt, i konsideruar si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të fotografisë të shekullit të 20-të, ka vdekur në Nju Jork, shkruan New York Times.

Ai ishte 95 vjeç dhe vdiq në gjumë në shtëpinë e tij.

I lindur si Elio Romano Erwitz, parisien nga lindja, anëtar i Magnum Photos që nga viti 1953, ai ishte i famshëm për fotot e tij bardh e zi të situatave ironike dhe absurde në mjediset e përditshme, portrete të famshme të Marilyn Monroe, Che Guevara dhe Richard Nixon.

Punimet e tij janë pjesë e koleksioneve të muzeve të rëndësishme si Instituti i Artit i Çikagos, NGA në Uashington DC dhe Muzeu i Artit në Cleveland. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat