Hakmarrje për George Floydin – anëtari i mafisë meksikane, goditi 22 herë me thikë ish-policin amerikan

Amerika

Hakmarrje për George Floydin – anëtari i mafisë meksikane, goditi 22 herë me thikë ish-policin amerikan

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:13
George Floydi

Një i burgosur është akuzuar për tentativë vrasje të Derek Chauvinit, ish-oficerit të policisë i dënuar për vrasjen brutale të afrikano-amerikanit, George Floyd në muajin maj të vitit 2020.

Këtë e ka bërë të ditur sot Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raporton nypost. Gjithashtu është raportuar se Chauvin është në gjendje të qëndrueshme.

I burgosuri John Turszczak (52) e goditi Chauvin 22 herë me një thikë të improvizuar më 24 nëntor, në burgun federal Tucson, sipas zyrës së prokurorit kompetent.

Turszczak po vuan tashmë një dënim me 30 vjet burg për krimet që ka kryer si anëtar i një bande kriminale meksikane.

Ai tha se sulmin e kishte realizuar si mbështetje simbolike të lëvizjes “Black Lives Matter”, por edhe për shkak të organizatës kriminale meksikane.

Vetëm veprat penale të tentim vrasjes dhe sulmit me dashje parashikojnë dënim maksimal prej 20 vitesh burg, ndërsa sulmi me armë të rrezikshme dhe sulmi me pasojë lëndimi të rëndë parashikojnë dënim maksimal prej 10 vjetësh.

Vdekja e vitit 2020 e afrikano-amerikanit George Floyd, për të cilën Chauvin u dënua, ndezi protesta në mbarë botën kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, pasi Chauvin, në atë kohë një oficer policie jashtë detyrës, vendosi gjurin në qafën e Floydt gjatë arrestimit të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat