Përplasen dy kamionë, autostrada e Ohajos mbulohet me çokollata dhe karamele

Amerika

Përplasen dy kamionë, autostrada e Ohajos mbulohet me çokollata dhe karamele

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e autostradës në Ohajo u mbyll të enjten në mëngjes kur një aksident ku përfshiheshin dy kamionë mbuloi rrugën me kuti me çokollatë dhe karamel.

Departamenti i Transportit i Ohajos tha se dy kamionët u përplasën rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes në Interstate 90 në drejtim të perëndimit në Lake County.

Një nga kamionët derdhi ngarkesën e tij me çokollatë dhe karamele në rrugë, duke i shtyrë zyrtarët të drejtonin trafikun jashtë autostradës.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet e Concord Fire u thirrën në vendngjarje për operacionet e pastrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat