Donald Trump habit me deklaratën: Nuk do të jem diktator, përveç ditës së parë

Amerika

Donald Trump habit me deklaratën: Nuk do të jem diktator, përveç ditës së parë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se, nëse kthehet në pushtet në vitin 2025, nuk do të jetë diktator “përveç ditës së parë”.

Këtë ai e tha për Fox News, kur u pyet nëse do të hakmerrej nëse do të kthehej në Zyrën Ovale.

Siç shpjegoi ai, do të jetë diktator, në radhë të parë për mbylljen e kufirit.

“Përveç kësaj, unë nuk jam diktator”, tha ai.

Gjatë fushatës, kandidatët demokratë theksojnë shpesh se nëse Trump kthehet në pushtet, ai do të jetë diktator dhe se do të adhurojë disidentët.

Gjatë intervistës, Trump kritikoi këshilltarin special të SHBA-së për klimën, John Kerry, për deklaratat e tij se termocentralet me qymyr duhet të mbyllen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat