Republikani Kevin McCarthy do të largohet në fund të këtij viti nga Kongresi amerikan

Amerika

Republikani Kevin McCarthy do të largohet në fund të këtij viti nga Kongresi amerikan

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Republikani Kevin McCarthy

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po jep dorëheqje nga Kongresi amerikan dhe do të largohet në fund të këtij viti, njoftoi ai përmes një shkrimi autorial në Wall Street Journal.

McCarthy, i cili ka qenë në detyrë për 17 vjet, zbuloi arritjet jetësore politike në artikull dhe bëri të qartë se nuk është penduar për asgjë në jetë.

Ligjvënësi amerikan, i cili pas 15 raundeve të votimeve u zgjodh kryetar i Kongresit, u shkarkua vetëm nëntë muaj më vonë pasi zemëroi krahun e djathtë të partisë republikane kur doli në mbështetje të demokratëve për të rritur shpenzimet.

“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur. Kjo mund të duket jashtë modës në Uashington, por populli amerikan po korr sukseset në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Shkoj duke e ditur se i lashë të gjitha në fushë – si gjithmonë, me një buzëqeshje në fytyrë”, shtoi 58-vjeçari, raporton cnn.

Pas vendimit të McCarthyt, tashmë do të ngushtohet edhe më shumë numri i ligjvënësve mes republikanëve dhe demokratëve.

Kujtojmë se javën e kaluar, ligjvënësi republikan nga New Yorku, George Santos, u përjashtua nga Dhoma e Përfaqësuesve pas akuzave për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat