Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza

Amerika

Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Robert A. Wood

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë votuar rreth një rezolute për armëpushim humanitar në Gaza. Në votimin përfundimtar, 13 përfaqësues shtetesh ishin “për”, një “kundër” dhe një abstenoi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e vetos.

SHBA, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, votoi kundër. Aleati i saj, Britania e Madhe, abstenoi nga votimi. Kjo përfundimisht do të thotë se rezoluta nuk u miratua.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Robert A. Wood shpjegoi arsyen pse e vuri veton ndaj rezolutës.

Aambsadori e quan procesin si “të nxituar” dhe thotë se i mungonte “konsultimi i duhur”. Zyrtari amerikan deklaroi se pjesa më joreale e rezolutës është thirrja e saj për një “armëpushim të pakushtëzuar”.

Më pas, ai shton se “thjesht do ta linte Hamasin në vend, në gjendje të rigrupohet dhe të përsërisë atë që bëri më 7 tetor”. Wood këtë qëndrim (rezolutë) e cilësoi si “recetë për fatkeqësi të reja për Izraelin dhe për palestinezët, por edhe për të gjithë rajonin”.

Përfaqësuesi amerikan më pas përsëriti atë që presidenti, Joe Biden kishte thënë më parë për këtë çështje, se zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme.

Shteti i Palestinës, i cili ka statusin e vëzhguesit të përhershëm në OKB, e quajti dështimin e miratimit të rezolutës një “pikë kthese në histori” dhe akuzoi Këshillin e Sigurimit për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive përballë numrit në rritje të vdekjeve civile palestineze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat