Një grua bashkë me foshnjën e saj në krah vdes nga tornadot në Tennessee

Amerika

Një grua bashkë me foshnjën e saj në krah vdes nga tornadot në Tennessee

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një nënë dhe djali i saj dyvjeçar u vranë pas tornadove dhe disa stuhive të fuqishme që goditën disa pjesë të Tennessee të shtunën.

Fqinjët thonë se Floriderma Perez, 31 vjeçare, u gjet duke shtrënguar djalin e saj Anthony pasi stuhia përfshiu shtëpinë e tyre të lëvizshme pranë Nashville.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën, pasi erërat e forta i bënë rrënoja ndërtesat dhe shkaktuan ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.

Moti ekstrem shkaktoi një gjendje të jashtëzakonshme në Tennessee. Perez dhe djali i saj u vranë së bashku me fqinjin e tyre Joseph Dalton, 37 vjeç, tha policia. Të tre jetonin në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit.

Policia tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në rajon.

Në Nashville, autoritetet raportuan “dëmte të rënda” në zona të caktuara dhe u kërkuan banorëve të jenë të kujdesshëm ndaj linjave të rrëzuara të energjisë.

hënën, ekuipazhet e emergjencës në zonë ishin të zënë me pastrimin dhe restaurimin e linjave të prishura të energjisë. Rreth 18,000 njerëz mbetën pa energji që nga mëngjesi, shkruan BBC, transmeton Kalnkosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat