Zhvlerësohet me 50 % monedha argjentinase, Milei lajmëron masa të rrepta kursimi

Amerika

Zhvlerësohet me 50 % monedha argjentinase, Milei lajmëron masa të rrepta kursimi

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:25
Javier Milei

Argjentina do të zhvlerësojë monedhën kombëtare peso mbi 50% të vlerës së saj si pjesë e një mase emergjente për amortizimin e krizës ekonomike.

Lëvizja drastike do të ndryshoj kursin zyrtar të këmbimit nga 800 në 365 pesos për dollar.

Vetëm disa ditë pas ardhjes në krye të presidentit të ri Javier Milei, i cili lajmëroi se shteti nuk ka më para dhe si pasoj do të vijonte me masa kursimi për të rimëkëmbur ekonominë.

“Dëshiroj të jeni të vetëdijshëm se ne do të fillojmë rindërtimin e Argjentinës pas më shumë se njëqind vjet rënieje, duke rivizatuar idetë e lirisë, megjithëse do të na duhet të durojmë një periudhë ngurtësie, ne do të ecim përpara”, tha Milei.

Milei bëri një fushatë me një zotim për të hequr qafe peson dhe për ta zëvendësuar atë me dollarin në mënyrë që të kthente ekonominë në rrugën e duhur. Peso është mbështetur artificialisht për vite me radhë nga kontrollet e rrepta të kapitalit dhe vlera e tij është ulur afërsisht 52% këtë vit kundrejt dollarit amerikan.

Banka qendrore e Argjentinës vitet e fundit ka shtypur më shumë peso për të ndihmuar qeverinë e vendit të shmangë dështimin e borxhit të saj. Kjo ka rezultuar në rritje të çmimeve.

Lëvizja shënon hapin e parë për të ulur hiperinflacion, i cili bëri që banka qendrore e Argjentinës në tetor të rrisë normën e saj bazë të interesit në 133%.

Ministri i ekonomisë së shtetit latin, Caputo, të martën përsëriti temën e fushatës së Mileit se “nuk ka para” ndërsa lajmëroi dhe për masa të tjera, duke përfshirë një shkurtim të projekteve të reja të punëve publike, mos-rinovimin e kontratave të punës në fuqi, reduktimin e subvencioneve të energjisë dhe transportit si dhe taksa më të larta mbi importet,

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të martën pas vërejtjeve të Caputo se mbështet iniciativat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat