Fundoset një varkë pranë Republikës Domenikane, shpëtohen të 12-të personat në bord

Amerika

Fundoset një varkë pranë Republikës Domenikane, shpëtohen të 12-të personat në bord

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Një varkë me 12 pasagjerë u mbyt në veri të Republikës Domenikane për shkak të motit të keq.

Gjashtë nga pasagjerët që ishin në bordin e varkës u shpëtuan të mërkurën nga një anije Carnival Cruise Line në zonë. Gjashtë të tjerë u gjetën të kapur pas mbeturinave nga varka e fundosur dhe u shpëtuan nga roja bregdetare, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi rreth 30 milje (48 kilometra) në veri të Puerto Plata.

Të 12 pasagjerët u dërguan në shërbimet e urgjencës mjekësore në Puerto Plata me helikopter dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha Roja Bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat