Kanada, dy të vdekur pas përplasjes së një SUV-i me autobusin e një shkolle në Ontario

Amerika

Kanada, dy të vdekur pas përplasjes së një SUV-i me autobusin e një shkolle në Ontario

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:17
Autobusi

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi mëngjesin e së martës në Ontario të Kanadësë.

Aksidenti ndodhi në qytetin e Caledon kur një fuoristradë u përplas me një autobus shkolle rreth orës 08:00 (ora lokale, ora 14:00 me orën tonë)..

Shoferi dhe një student kanë dalë të padëmtuar nga autobusi.

Në fuoristradë ndodheshin gjithsej pesë persona. Njëri prej tyre humbi jetën menjëherë nga përplasja, ndërsa katër të tjerët u dërguan në spital.

Tre u plagosën lehtë, por pasagjeri i katërt, një 20-vjeçar, u trajtua për lëndime të rënda dhe më vonë ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat