Oficeri amerikan nxori heroikisht një të moshuar e cila mbeti e bllokuar në një makinë të përfshirë nga zjarri

Amerika

Oficeri amerikan nxori heroikisht një të moshuar e cila mbeti e bllokuar në një makinë të përfshirë nga zjarri

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një oficer në Michigan po vlerësohet për aktin e tij heroik i cili rrezikoi jetën e tij për ta nxjerrë një grua të bllokuar brenda një makine që ishte mbuluar nga flakët.

Incidenti kishte ndodhur më 16 dhjetor në Qarkun Macomb.

Sipas policisë, oficeri Cameron Rieper u hodh në aksion për të shpëtuar të moshuarën (rreth të 80-tave) nga automjeti i djegur, i cili kishte devijuar rrugën.

Në raportime thuhej se shoferja nuk kishte humbur ndjenjat, por kishte qenë e çorientuar.

Oficeri kishte shkuar me vrap te automjeti që po digjej dhe pas disa sekondave e nxori gruan nga makina, dhe pas disa çasteve, automjeti u mbulua tërësisht nga flakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat