Rasti i pabesueshëm, gruaja lind dy herë në dy ditë rresht

Amerika

Rasti i pabesueshëm, gruaja lind dy herë në dy ditë rresht

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:11
Hatcher ka kaluar edhe tre shtatzëni të tjera të shëndetshme

Një rast që ndodh 1 herë në 1 milion ka ndodhur në Alabama të SHBA-së. Një grua me një gjendje të rrallë shëndetësore ka lindur dy herë në dy ditë rresht. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare ajo ka dy mitra dhe për këtë arsye qëndroi 20 orë në lindje.

Kelsey Hatcher, 32 vjeç, solli të martën në jetë një vajzë, ndërsa të dytën të mërkurën. Kjo ndodhi në Spitalin Unversitar të Alabamës. Hatcher shkroi në rrjetet sociale se dy foshnjat e saj erdhën në jetë si pasojë e mjekëve të mrekullueshëm.

Vajzat janë binjake, por me ditëlindje të ndryshme, çka është diçka shumë e veçantë. Hatcher tha se tashmë familja është bashkuar në shtëpi dhe mund të shijojnë pushimet së bashku.

Fillimisht ajo priste që të lindte ditën e Krishtlindjes. Në moshën 17-vjeçare asaj i ishte thënë se kishte mitër të dyfishte, diçka e rrallë që prek vetëm 0.3% të femrave në botë.

Madje shanset që të ngelte shtatzënë në të dy mitrat ishin edhe më të vogla sipas spitalit. Por të tilla raste kanë ndodhur edhe më parë. Një doktor në Bangladesh i tha BBC në 2019 se një grua kishte lindur binjakë pothuajse një muaj pasi kishte lindur një foshnje në mitrën tjetër.

Hatcher ka kaluar edhe tre shtatzëni të tjera të shëndetshme. Në një kontroll rutinë ajo zbuloi se ishte shtatzënë në të dyja mitrat duke e lënë të habitur.

Megjithatë fatmirësisht çdo gjë shkoi me sukses për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat