Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado

Amerika

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton CNN, të shtënat kanë ndodhur pas një përleshjeje në mes të dy grupeve.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi në një tjetër qendër tregtare në Florida pati të shtëna me armë, si pasojë e të cilave mbeti i vrarë një person.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale dhe janë në gjendje të rëndë, në ndërkohë qendra tregtare është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat