Betimi zyrtar amerikan

Amerika

Betimi zyrtar amerikan

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 07:47
Betimi zyrtar amerikan

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi Betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën “Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e Betimit.

Gjithashtu, shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara e fillojnë mësimin duke lexuar Betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe vënë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të SHBA-së dhe Republikës që ai përfaqëson - një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë,” thuhet në tekstin e betimit.

Fjalët ”nën Zotin” u shtuan në qershor 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat