Të shtëna me armë në një shkollë në Iowa të SHBA-së, raportohet për disa të vrarë

Amerika

Të shtëna me armë në një shkollë në Iowa të SHBA-së, raportohet për disa të vrarë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Perry në shtetin amerikan të Iowa-s ka lënë “disa të vrarë”, siç raporton BBC.

Sulmi ndodhi në ditën që nxënësit u kthyen në shkollë nga pushimet e tyre dimërore.

Sherifi i Qarkut Dallas, Adam Infante, në një konferencë të shkurtë për media tha sulmi ndodhi këtë mëngjes në orën 07:37 me orën lokale.

Një oficer policie mbërriti brenda shtatë minutave dhe gjeti “viktima të shumta me armë zjarri”, tha Sherifi Infante.

Ai thekson se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun dhe premton të japë një tjetër përditësim më vonë gjatë ditës së sotme.

Përditësimi nga policia ishte jashtëzakonisht i shkurtër me sherifin që refuzoi t’i përgjigjet çdo pyetjeje të mëtejshme nga gazetarët.

Ende nuk e dimë se sa viktima janë, apo cilat mund të jenë lëndimet e tyre.

Sherifi Adam Infante tha se shkolla nuk kishte filluar ende kur ndodhën të shtënat, kështu që shumë pak nxënës dhe mësues ishin në objekt në momentin e të shtënave.

Kjo çoi në një “rezultat të mirë” për sa i përket numrit të njerëzve që u dëmtuan, thotë ai.

Sulmuesi është identifikuar, shton ai, duke refuzuar të ndajë emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat