Los Angelos 4 milionë banorë - 60,000 të pastrehë

Amerika

Los Angelos 4 milionë banorë - 60,000 të pastrehë

Nga: Beqir Sina Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:29
Emily Zamourk

Në Los Angelos (California) sipas disa statistikave zyrtare, ka rreth 60,000 të pastrehë, LA është qyteti amerikan me numërin më të madh të pastrehëve (homeless) me proporcion me popullsinë e saj 4 milionë banorë.

Në këtë "ushtri" të, të pastrehëve është edhe rasti i 52-vjeçares Emily Zamourka, violiniste dhe pianiste, që u sëmurë dhe nuk ishte më në gjendje të punonte. Ajo (Emily) për fat të keq përfundoi rrugëve të qytetit si një e pastrehë, ku flinte e i binte violinës së saj të dashur, për të mbijetuar; por, një ditë një i pastrehë tjetër që e "konkuronte" atë me "fitimet" që bënin në të njëjtën rrugë, ja vodhi violinën asaj, atë violin që ajo e solli nga Rusia.

Emily, nuk kishte aq para sa të blinte një violinë tjetër dhe mbasi ia vodhën violinën nisi të këndojë "Acapulco".

Falë vokalit të saj dhe ndihmës që i dha shpërndarja e një videjo në rrjetet sociale ku ajo po këndonte një fragment nga një opera, Emilisë nisi t'i ndryshoje jeta për mirë. Njerëzit filluan ti "hidhnin" para në një kuti kartoni që ajo mbante përpa.

Gruaja e pastrehë e filmuar duke kënduar opera në stacionin e metrosë arriti të bëhet një sensacion global në internet, shkruan gazeta Irish Post.

Sipas Irish Post, thuhet se "Një grua e pastrehë është bërë një yll brenda natës pasi një video e saj duke kënduar operën në një stacion metroje, në Los Angelos u bë virale".

Pamjet e performancës magjepsëse të gruas u shfaqën në Twitter, "X", Fb, dhe Linkend, pasi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit shpërndau një video të saj duke kënduar në një stacion metroje në qytet.

“Katër milionë njerëz e thërrasin -ell- L - ej- A, shtëpinë e tyre”, shkroi Departamenti i Policisë në Twitter.

Los Angelos, qyteti ynë ka “Katër milionë histori. Katër milionë zëra."

"Ndonjëherë thjesht duhet të ndalosh dhe të dëgjosh dikë për të dëgjuar diçka të bukur", shkruhej në cicërimën që e shkroi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit në Twitter.

Kjo bëri atë që gruaja e pastrehë fitoi shumë fansa dhe para, për performancën e saj të mrekullueshme dhe zërin e bukur, i cili u përforcua më tej nga akustika e stacionit.

Videoja e saj duke shtyrë një karrocë që mbante sendet e saj(mbulesat e gjumit dhe enë për gatim me një furnel gazi) ndërsa ajo këndonte, shtoi ndjesi dhe kurreshtje te qytetarët dhe nuk kaloi shumë dhe videoja ndezi një kërkim të madh për të provuar të identifikonte gruan "misterioze" shkruan Irish Times.

Më në fund u zbulua edhe biografia e saj në rrjetet sociale dikush i bëri një faqe të saj në Fb.

Duke shkruar se se ajo ishte 52-vjeçarja Emily Zamourka.

Një emigrante e cila u zhvendos fillimisht në Amerikë nga Rusia, pas trajnimit si violiniste dhe pianiste.

Megjithatë, pasi u transferua në LA ajo nuk arriti të gjnte punë në ndonjë orkester ose grup muzikor, por mori një linçencë për t'u bërë mësuese e muzikës. Punë të cilën Emily e bëntë mirë, por nga që ajo u sëmur nuk ishte më në gjendje të punonte, mori paunësinë vetëm për gjashtë muaj.

Pa para dhe opsione, ajo përfundimisht doli në rrugë, si e pastrehë, ku fitoi disa para sa për të jetuar duke luajtur violinën e saj të çmuar prej 1000 dollarësh, që kishte marrë me vete.

Mirëpo ajo filloi të këndonte për para pasi i vodhën violinën dhe i kalon shumicën e netëve duke fjetur në një kuti të madhe kartoni në një parking lokal.

Shpresa tani është që fama e saj e sapogjetur edhe me ndihmën e cicërimës që e shkroi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit në Twitter, shkruan Irish Times mund ta ndihmojë atë të rikthehet në këmbët e saj me programe televizive si The Ellen Degeneres Show dhe America's Got Talent që thuhet se janë "të etur" që ajo të performojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat