Fushata e Biden-it nisë në 6 janar me spotin e ri televiziv në shtatë shtete

Amerika

Fushata e Biden-it nisë në 6 janar me spotin e ri televiziv në shtatë shtete

Nga: Beqir Sina Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:48
Joe Biden

Spoti prej 60 sekondash, i cili përmban mesazhin e kaluar të presidentit për kërcënimet ndaj demokracisë, vjen pak përpara garave të para në procesin e emërimit të Partisë Republikane GOP.

Ndërsa Presidenti Joe Biden përgatitet të mbajë fjalimin e tij të parë të madh të rizgjedhjes të vitit 2024, duke shënuar përvjetorin e tretë të sulmit të 6 janarit në Kapitol, paralajmërimi i tij për brishtësinë e demokracisë së Amerikës do të jetë në krye dhe në qendër të reklamës së parë të fushatës për këtë vit, që është edhe viti i fundit të mandatit të marrë më 2020.

Fushata e Biden thotë se spoti i ri është 60 sekonda dhe thekson atë që strategët demokrat e kan quajtur "kërcënimin ekzistencial me të cilin përballet demokracia e vendit në Amerikë nga ekstremizmi MAGA që tani "shigjetonë-target" Partinë Republikane". 

Analistët politik thonë se kjo strategji bazohet kryesisht në një fjalim të spikatur që Biden bëri në Arizona vjeshtën e kaluar, kur tha se lëvizja MAGA "nuk ndan besimet themelore në demokracinë tonë" dhe se ajo përbënte një kërcënim për institucionet demokratike.

Spoti televizivë që do të paralajmërojë amerikanët zyrtarisht të shtunën se Presidenti Biden pas "dyshimeve" se nuk ishte në gjendje për një mandat tjetër, do të jet në garë për mandatin e tij të dytë,  thotë: "Të gjithë ne po pyetemi tani: Çfarë do të bëjmë për të ruajtur demokracinë tonë?" Biden përgjigjet në reklamë, duke i kërkuar popullit amerikan që t'i bashkohet atij në "këtë kauzë".

"Historia po shikon. Bota po shikon. Dhe më e rëndësishmja, fëmijët dhe nipërit tanë do të na mbajnë përgjegjës,nesër nëse nuk reagojmë sot" thotë ai.

Spoti tekevizivë që është afro një minutë, shkruajnë mediat amerikane  përmban gjithashtu citime të tij nga një fjalim dy vjet më parë në Atlanta, ku Biden tha se ai dhe nënpresidentja Kamala Harris kanë mbështetur projektligjet për të drejtat e votës "që nga dita 1 e kësaj administrate".

Ndërsa një video e nisjes së fushatës së Biden-it fundvitin  e kaluar shfaqi dukshëm skenat e kryengritjes më 6 janar 2021, reklama e re është të paktën një largim i përkohshëm nga ajo që kishte qenë fokusi kryesor i reklamave të fushatës deri dje sot ajo "shitja" e vizionit të tij ekonomik.

Sipas ekspertve të këtyre zgjedhje në Shtetet e Bashkuara " Vetë fushata e Biden thotë se po fillon 2024-ën me një fokus të ripërtërirë në aksionet e rëndësishme për demokracinë amerikane në zgjedhjet e këtij viti. Ka më shumë se 300 ditë deri në zgjedhjet e përgjithshme, por fushata e Biden po mpreh mesazhin e demokracisë pasi votuesit republikanë do të fillojnë procesin e përcaktimit të standardit të tyre më 15 janar me grupet drejtuese të Iowa-s."

Menaxheria e fushatës së Presidentit Biden Julie Chavez Rodriguez, ka thënë në një deklaratë,se "Gjatë tre viteve të fundit, republikanët MAGA nuk i janë shmangur gënjeshtrës së madhe - ata janë dyfishuar. Kjo reklamë shërben si një kujtesë shumë e vërtetë se këto zgjedhje mund të përcaktojnë shumë mirë fatin e demokracisë amerikane," 

Fushata e Biden thotë se reklama e re do të fillojë të transmetohet të shtunën dhe gjatë javëve në vijim, si në televizionet kombëtare ashtu edhe në televizionet lokale, rrjetet sociale duke filluar në shtatë shtete kryesore të fushëbetejës së këtyre zgjedhjeve: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin. Ndërsa, versionst  më të shkurtra të mesazhit do të funksionojnë gjithashtu në platforma dixhitale si YouTube dhe Instagram.

Në fjalimin e tij në Arizona, vitin e kaluar Biden thirri lëvizjen MAGA dhe iu referua me emër ish-presidentit Donald Trump. Ndërkohë, që reklama e re nuk përmend asnjërën, megjithëse përmban micro inserte me pamje të mbështetësve të Trumpit dhe parulla nga Kapitol Hill nga trazirat e 6 janarit. 

Reklama e re pasqyron strategjinë e kujdesshëme dhe balancues në të cilin duket se është e angazhuar fushata e Bidenit me Trumpin. Kjo fushat thonë komentatorët politik pritet të jetë kundrejt kandidatit republikan, dhe si një mesazhë me votuesit demokrat dhe me votuesit pro Biden. 

Biden do të mbajë një fjalin televizivë sot në mbrëmje në Valley Forge, Pensilvani, një ditë para përvjetorit të tretë të sulmit në Kapitol Hill, referuar tre viteve më parë kur ndërsa Kongresi ishte caktuar të numëronte zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor, protestuesit ja "mësyen" Kongresit.

Biden e shënoi përvjetorin e parë të sulmit ndaj Kongresit me një fjalim në Sallën e Staturit të Kapitolit Hill, dhe të dytin vit me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Në ndërkohë ky fjalimi sot një ditë para 6 janarit dovtë jet i treti në Valley Forge, Pensilvani.

Sipas disa analistëve politik në televizionet kombetare, thuhet se: "Tani, Biden po mbështet edhe një herë në një pikë referimi historike për të nxjerrë në pah një temë kryesore të fushatës së tij të rizgjedhjes - betejën për shpirtin e Amerikës."

Në javët e fundit të garës 2020, ai mbajti fjalime kryesore në Gettysburg, Pennsylvania dhe Warm Springs, Georgia, duke evokuar respektivisht liderët e kohës së luftës Abraham Lincoln dhe Franklin Roosevelt. Në prag të zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022, Biden shkoi në Sallën e Pavarësisë së Filadelfias për të paralajmëruar sërish se “Donald Trump dhe republikanët MAGA përfaqësojnë një ekstremizëm që kërcënon vetë themelet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat