Aksident trafiku në Brazil, autobusi me plot pasagjerë përplaset me kamion – të paktën 25 të vdekur

Amerika

Aksident trafiku në Brazil, autobusi me plot pasagjerë përplaset me kamion – të paktën 25 të vdekur

Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në verilindje të Brazilit, kur një autobus plot me turistë u përplas me një kamion.

Përplasja e tmerrshme ka ndodhur dikur pak para mesnatës të së dielës, rrugës në afërsi të komunës Gavijao në verilindje të Brazilit.

Aty mbetën të vdekur 22 pasagjerë nga autobusi dhe tre persona tjerë që  ishin në kamion. Bëhet fjalë për tetë meshkuj dhe 17 femra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Në videon e publikuar gjatë aksionit të shpëtimit të tjerëve, shihet kamioni i mallrat e shpërndara nëpër rrugë të cilat ishte duke i transportuar.

Zyra e kryetarit të komunës Jakobine, qytet në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti, i ka shpallur tri ditë zie dhe se janë duke u bërë përgatitjet për varrimin e personave që humbën jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat