Një veturë përplaset në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë, intervenon Shërbimi Sekret – arrestohet shoferi

Amerika

Një veturë përplaset në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë, intervenon Shërbimi Sekret – arrestohet shoferi

Më: 9 janar 2024 Në ora: 17:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Sekret amerikan ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili me veturë është përplasur në portën e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë.

The Hill raporton se incidenti ka ndodhur mbrëmë pasdite, kur një veturë u përplas në pjesën e jashtë të portës së rrethojës së kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

“Shoferi është arrestuar dhe po hetojmë shkakun dhe mënyrë sesi ka ardhur deri te përplasja”, ka shkruar në platformën X, Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret amerikan.

Ai theksoi se si pasojë e incidentit ka patur pasoja edhe një trafik, pra në rrugët përreth Shtëpisë së Bardhë.

Në rrjetet sociale është publikuar videoja që tregon veturën e cila është përplasur në portën e Shtëpisë së Bardhë, si dhe policët që kishin bllokuar hyrjen në vendin ku ka ndodhur incidenti.

CBS News raporton se presidenti amerikan Joe Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit.

Madje thuhet se ai gjatë ditës së djeshme ishte në Karolinën e Jugut ku bëri një vizitë në kuadër të fushatës parazgjedhor, dhe se në orët e mbrëmjes kishte shkuar në Teksas.

Autoritetet nuk kanë zbuluar zyrtarisht identitetin e shoferit si dhe nuk dihet nëse do të ndiqet penalisht.

Në vendin e ngjarjes policët thanë për CBS News se shoferi është mashkull i cili besohet se kishte probleme mendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat