‘Çmendet’ moti/ Ky vend goditet nga stuhi të forta dimri, raportohet për 3 të vdekur

Amerika

‘Çmendet’ moti/ Ky vend goditet nga stuhi të forta dimri, raportohet për 3 të vdekur

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:45
Nju Xhersi

Një stuhi e fortë ditën e djeshme ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara. Për shkak të motit të keq jugu i SHBA-ve u godit edhe nga një tornado e cila solli që të humbnin jetën tre persona. Duke qenë se erërat janë të forta dhe stuhitë e borës po prekin edhe pjesën veriore të vendit janë regjistruar probleme me furnizimin me energji elektrike.

“Mos e nënvlerësoni”, paralajmëroi guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy duke e quajtur këtë stuhi të pazakontë.

Tornadot goditën zonat juglindore, veçanërisht Florida, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 49 qarqe. Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë në jug të Shteteve të Bashkuara. Në Karolinën e Veriut, një person u vra në një park. 

Më shumë se 890,000 familje ishin pa energji mbrëmë kryesisht në SHBA-në lindore. Në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, paralajmërimet për stuhi u lëshuan gjithashtu për herë të parë në një dekadë në vargmalet e Kaskadës dhe Olimpiakut, sipas New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat