Sekretari amerikan i Mbrojtjes është shtruar në spital

Amerika

Sekretari amerikan i Mbrojtjes është shtruar në spital

Më: 13 janar 2024 Në ora: 22:35
Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar ditë më parë në spital pas trajtimit të kancerit të prostatës; megjithatë ai për momentin është “në gjendje stabile”.

Pentagoni tha në një deklaratë se Austin kishte rifilluar disa nga detyrat e tij dhe është në “kontakt me stafin e tij të lartë”, raporton BBC.

Ende nuk është dhënë një datë specifike për lirimin e tij nga spitali.

Austin, 70-vjeçar, u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv më 1 janar për shkak të komplikimeve që pati nga një operacion në fund të muajit dhjetor.

Por, zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk kishin njohuri se ai ishte i sëmurë rëndë deri tre ditë më vonë.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha se Austin “ka akses të plotë në aftësitë e nevojshme të komunikimit të sigurt dhe vazhdon të monitorojë operacionet e përditshme të [Departamentit të Mbrojtjes] në mbarë botën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat