Personi i vrarë në Brazil ishte një serb, vrasës me pagesë i kërkuar nga Interpoli

Amerika

Personi i vrarë në Brazil ishte një serb, vrasës me pagesë i kërkuar nga Interpoli

Nga: Beqir Sina Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:00
Darko Geisler Nedeljkoviç

Sao Paulo Brazil: Një serb është ekzekutuar para familjes së tij,  javën e kaluar në Brazil dhe se ai është identifikuar si vrasës me pagesë i kërkuar nga Interpoli për vrasje të shumta me porosi, tha FoxNews raporton Bota sot nga New York.

Personi i vrarë është Darko Geisler Nedeljkoviç, 43 vjeç, nga Pançevo, raportojnë mediat serbe të cilat thonë se  ai dyshohet se ishte anëtar i klanit kriminal të Skaljar dhe përdorte një identitet të rremë si Dejan Kovaç, dhe është vrarë nga  të shtëna me armë zjarri më 5 janar në qytetin bregdetar Embare të Sao Paulo në Brazil.

"Hetimet treguan se ai jetonte këtu (në Brazil) në mënyrë klandestine dhe me një emër të rremë slloven," u tha gazetarëve të premten oficeri kryesor në hetim, Luiz Ricardo Lara Dias Jr.

Dias Jr, tha se Interpoli e kërkonte këtë person për gati një dekadë dhe se policia beson se vrasja e tij mund të lidhet me të kaluarën e tij kriminale, në Europë(Ballkan).

Policia lokale  e identifikoi viktimën si Darko Geisler, 43 vjeç, pasi u konsultua me konsullatën sllovene në Sao Paulo, bazuar në pasaportën e gjetur tek viktima - vetëm për të mësuar se pasaporta nuk i përkiste atij, por një shtetasi slloven që mendohet se "humbi" atë në 2017.

Kërkimi i kundërt për fotot e Geisler në internet ndihmoi policinë ta identifikonte atë si një vrasës me pagesë serb i kërkuar në Mal të Zi për vrasje të shumta dhe posedim të armëve dhe eksplozivëve, raportoi Jam Press. Autoritetet malazeze konfirmuan se Geisler ishte një vrasës me pagesë.

Më tej FoxNews tha se Policia tani beson se Geisler kishte jetuar në Brazil për nëntë vjet, duke fshehur identitetin e tij pasi u arratis nga Mali i Zi për në Bosnje pas ekzekutimit të një burri në një portë burgu në ditën e Krishtlindjeve në 2014. Ai u zhduk pas kësaj, duke u rishfaqur tani në San Paulo Brazil.

Pasi u vendos në Brazil, në 2015 ose 2016, Geisler takoi këtë vajzë që u bë bashkëshortia e tij  me të cilën pas njohjes u transferua në Santos. Gruaja e tij pretendoi se nuk kishte asnjë ide për identitetin e tij të vërtetë.

Njerëzit e afërt të çiftit i thanë gazetës lokale Folha de S.Paulo se e vërteta për të kaluarën e Geisler nuk përputhet me njeriun që ata njihnin

Pamjet e kamerave të sigurisë të marra nga policia i treguan televizionit brazilian CCTV, Geislerin me gruan dhe djalin e tij, tre vjeç e gjysmë, teksa po ktheheshin në shtëpi me biçikletat e tyre kur një person i armatosur u drejtua drejt tyre teksa e qëlloi Geislerin në një distancë të afërt.

Vrasësi kishte veshur maskë dhe doreza dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë, pa lënë gjurmë. Identiteti i tij ende nuk dihet. Një fqinj që dëgjoi të shtënat me armë zjarri tha se gruaja e Geisler ishte duke bërtitur ndersa ai thirri Policinë Ushtarake dhe shërbimet e urgjencës dhe se ai u shpall i vdekur në një spital aty pranë.

Policia braziliane tha se po vazhdon kërkimin për vrasësin e Geisler. Autoritetet besojnë se e kaluara e tij kriminale mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e tij dhe policia në Brazil dhe Mal të Zi do të punojnë së bashku për të arritur në fund të misterit, tha FoxNews raporton Bota sot nga New York.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat