Reshjet e shiut thyejnë parashikimet e motit, 7 viktima dhe një i zhdukur pas stuhisë në Brazil

Amerika

Reshjet e shiut thyejnë parashikimet e motit, 7 viktima dhe një i zhdukur pas stuhisë në Brazil

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe një person është zhdukur në Rio de Zhaneiro të Brazilit dhe rajonin përreth për shkak të reshjeve të dendura në vend, njoftuan zjarrfikësit lokalë.

Në disa pjesë të qytetit gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë më shumë reshje shiu se sa pritej për të gjithë muajin janar, ndërsa autoritetet lokale kanë ngritur alarmin.

Rreth një 12 linja të autobusëve të qytetit nuk funksionojnë, ndërsa katër stacione metro janë gjithashtu të mbyllura për shkak të prezencës së ujit në shina.

Sakaq, qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Paralajmërimin e Fatkeqësive Natyrore ka paralajmëruar për një “rrezik shumë të lartë” të rrëshqitjeve të dheut në tetë komuna pranë Rios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat