Trump propagandon “imunitet të plotë” për presidentët

Amerika

Trump propagandon “imunitet të plotë” për presidentët

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:53
Donald Trump

91 akuza, katër kallëzime penale dhe deri në 700 vjet burg. Këto përfshijnë mashtrimin, pagesat e paligjshme të parave të heshtura, pengimin e drejtësisë, mashtrimin zgjedhor dhe nxitjen për kryengritje. Ju duhet të keni imunitet nëse jeni president. Kjo është ajo që Donald Trump trumbeton në dhomën e tij të jehonës.

Donald Trump bëri thirrje për “imunitet të plotë” për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. "Një President i Shteteve të Bashkuara duhet të gëzojë imunitet të plotë, përndryshe ai ose ajo nuk mund të ushtrojë siç duhet detyrën e tij ose të saj," shkroi me shkronja kapitale ish-presidenti amerikan në shërbimin online që ai themeloi, Truth Social. Republikani theksoi se imuniteti duhet të zbatohet edhe për aktet që “kapërcejnë vijën e kuqe”.

Presidentëve amerikanë duhet t'u jepet imunitet për të marrë vendime të vështira, argumentoi Trump. Kjo domosdoshmëri është më e rëndësishme se rreziku që paraqesin presidentët kur shkelin rregullat. Trump dëshiron të kandidojë kundër presidentit aktual demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas sondazheve, ai ka shanset më të mira për t'u nominuar nga partia e tij për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Një sërë reklamash po rrezikojnë fushatën zgjedhore të Trumpit

Imuniteti do të ishte i dobishëm vetëm për Trump. Në total ai përballet me 91 akuza dhe katër procedime penale. Këto përfshijnë mashtrimin, pagesat e paligjshme të parave të heshtura, pengimin e drejtësisë, mashtrimin zgjedhor dhe nxitjen për kryengritje. Nëse do të dënohej për të gjitha akuzat, do të përballej me 700 vjet burg. Avokatët e tij argumentojnë gjithashtu se ai gëzon "imunitet absolut" dhe nuk mund të ndiqet penalisht për veprime që i përkasin mandatit të tij.

Në fillim të dhjetorit, gjykatësja federale Tanya Chutkan hodhi poshtë imunitetin e Trump me arsyetimin se nuk ka asnjë ligj që mbron një ish-president nga ndjekja penale. Avokatët e Trump paraqitën një apel kundër vendimit të tyre, i cili tani po shqyrtohet nga gjykata federale e apelit. Gjyqtarët e gjykatës së apelit në Uashington shprehën skepticizëm në lidhje me kërkesën për imunitet.

Nëse një vendim shkon kundër tij, Trump mund të apelojë në Gjykatën e Lartë. “Zoti e bekoftë Gjykatën e Lartë”, tha Trump në Truth Social, duke theksuar se shpresonte për një “vendim të lehtë” nga gjykata. Fillimi i një gjyqi kundër Trump në gjykatën federale për akuzat për manipulim zgjedhor është planifikuar aktualisht për  4 mars, pikërisht në mes të zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, gjykimi nuk mund të zhvillohet pa sqaruar paraprakisht çështjen e imunitetit – prandaj është e paqartë nëse afati mund të respektohet./Burimi: ntv.de, gri/AFP, Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat