​Boeing merr flakë pas ngritjes, ekuipazhi detyrohet për ulje emergjente

Amerika

​Boeing merr flakë pas ngritjes, ekuipazhi detyrohet për ulje emergjente

Më: 19 janar 2024 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një aeroplan mallrash Atlas Air Boeing 747-8 u desh të bënte një ulje emergjente në Majami të enjten vonë në mbrëmje, pasi një dështim i motorit ndodhi menjëherë pas ngritjes.

“Ekuipazhi ka ndjekur të gjitha procedurat standarde dhe është kthyer në mënyrë të sigurt në aeroport”, tha Atlas Air, duke shtuar se do të kryejë një inspektim për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi mosfunksionimin.

Në rrjetet sociale po përhapet një video e një avioni me flakë që dalin nga krahu i majtë, por autenticiteti i videos nuk u konfirmua menjëherë. Në video thuhet se gjithçka ka ndodhur vetëm 14 minuta pas ngritjes.

Aeroporti tha se nuk ka informacione për të lënduar dhe nuk dihet ende se sa anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në aeroplan. Zjarrfikësja e Majami-Dade u përgjigj në vendngjarje.

Boeing, për të cilin ky është një nga incidentet e javëve të fundit, nuk ka dashur të komentojë atë që ka ndodhur.

Më 5 janar, një pjesë e derës dhe trupi i avionit u ndanë nga avioni që u ngrit nga Portland. Ai mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, dhe Boeing më vonë e pranoi gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat