Shpërthim në Washington DC, rrafshohet plotësisht një ndërtesë

Amerika

Shpërthim në Washington DC, rrafshohet plotësisht një ndërtesë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 18:04
Washington DC

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur një shpërthim gazi shkatërroi plotësisht një ndërtesë në Washington DC, raporton BBC.

Zjarrfikësit iu përgjigjën shpejt një raporti për një rrjedhje gazi në lagjen Anacotia, por nuk ishin në gjendje të parandalonin shpërthimin.

Njerëzit u evakuuan në kohë nga godina dhe ambientet përreth, përfshirë kopshtin ku ndodheshin 16 fëmijë.

“Ishte e qartë se ishte gaz, mund të dëgjoje rrjedhjen dhe mund ta nuhasje atë që vinte nga rrugët”, tha nënkoloneli i zjarrit Ryan Bolton.

Nga shpërthimi u dëmtuan tre ndërtesa dhe mediat lokale raportuan se një burrë u plagos lehtë pasi u godit nga fragmente të shpërthimit dhe u transportua në spital.

Shkaku i rrjedhjes së gazit është ende nën hetim, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly beson se mund të ketë qenë rezultat i një makine që goditi matësin e gazit të ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat