Ndodh fenomeni i pazakontë në kanalin e Panamasë, dëmet qindra milionë euro

Amerika

Ndodh fenomeni i pazakontë në kanalin e Panamasë, dëmet qindra milionë euro

Më: 20 janar 2024 Në ora: 08:03
Kanali i Panamasë

Një thatësirë e ashpër në Kanalin e Panamasë ka çuar në uljen e kalimit të anijeve me 36 për qind. Për pasojë, humbjet ekonomike janë më negative nga sa pritej.

Administratorët e kanalit vlerësojnë se niveli i ujërave mund t’u kushtojë nga 500 deri në 700 milionë dollarë në vitin 2024, krahasuar me vlerësimet e mëparshme që ishin 200 milionë dollarë.

Ricaurte Vasquez, nga Autoriteti Administrator i Kanalit të Panamasë deklaroi: “Thatësira këtu është një çështje globale. Lumenjtë e mëdhenj si Misisipi, Rehni, Amazona dhe Jangtze, që shërbejnë si akse ujore për të gjithë botën, po preken. Dhe natyrisht, sikurse e kemi thënë prej shumë vitesh, Kanali i Panamasë ka një dizavantazh të theksuar pasi është e vetmja rrugë globale në botë që vepron me ujë të freskët”.

Autoritetet lokale ia atribuojnë thatësirën fenomenin “El Ninjo” dhe ndryshimeve të klimës. Ato paralajmërojnë se është urgjente që Panamaja të kërkojë burime të reja ujore si për kanalin edhe për konsumatorët.

Të njëjtat liqene që mbushin me ujë kanalin ofrojnë ujë të pijshëm për më shumë se 50 për qind të popullsisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat