“Mund të qëlloheni ose të vriteni” – policia në Teksas iu bën thirrje të rinjve të mos i nënshtrohen trendit të rrezikshëm në TikTok

Amerika

“Mund të qëlloheni ose të vriteni” – policia në Teksas iu bën thirrje të rinjve të mos i nënshtrohen trendit të rrezikshëm në TikTok

Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Policia në Teksas iu ka bërë thirrje të rinjve të mos i nënshtrohen një trendi në TikTok, i cili po u shkakton shqetësime emocionale banorëve të të gjitha moshave.

Autoritetet atje kanë marrë ankesa të shumta nga qytetarët të cilët ishin “viktima” të kësaj sfide në TikTok e quajtur “Trokitje në Derë”.

Në këtë trend, të rinjtë po shkojnë në pikë të natës për të trokitur tek dyert e banorëve të huaj në një përpjekje për t’i trembur ata.

Njëri prej banorëve i cili u prek nga kjo sfidë e çuditshme tha se ishte “mjaft e frikshme”.

Mirëpo ky trend nuk është vetëm i frikshëm por pothuajse edhe kriminal; pasi goditjet në derë po u shkaktojnë këtyre banorëve edhe dëme materiale në shtëpitë e tyre.

Njëri prej oficerëve madje u ka bërë të rinjve që të mos i nënshtrohen këtij trendi pasi mund të rezultojë fatal për ta.

“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Kam frikë se një pronar shtëpie mund të mendojë se dikush po përpiqet të hyjë në shtëpitë e tyre për të vjedhur dhe ndonjë fëmijë i pafajshëm mund të qëllohet ose të vritet”, deklaroi njëri prej oficerëve amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat