​Nëndetësja e parë në botë para 70 vjetëve

Amerika

​Nëndetësja e parë në botë para 70 vjetëve

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:51
Nëndetëses iu dha emri “Nautilus”

Më 21 janar 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastik-shkencore, Zhyl Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri “Nautilus”, sipas anijes së nga romani i Zhyl Vern nga shekulli i 19-të “Njëzet mijë lega nën det”.

Më vonë nëndetësja “Nautilus” theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vjet pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, “Nautilusi” lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut nën ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat