“Çmendet” moti në këtë vend, reshjet ekstreme të borës i marrin jetën 83 personave

Amerika

“Çmendet” moti në këtë vend, reshjet ekstreme të borës i marrin jetën 83 personave

Më: 21 janar 2024 Në ora: 08:52
SHBA

Të paktën 83 persona kanë humbur jetën për një javë për shkak të motit të ashpër dhe të ftohtit ekstrem që ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Shëndetësisë në Tenesi ka konfirmuar 19 vdekje të lidhura me motin, dhe zyrtarët e Oregon kanë konfirmuar gjithashtu 16 persona, duke përfshirë tre të rritur që humbën jetë kur një pemë ra mbi makinën e tyre. Shumica e vdekjeve u raportuan në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork dhe Nju Xhersi, shkruajnë mediat e huaja. 

Disa vdekje mbeten nën hetim për të konfirmuar nësse janë të lidhura apo jo me motin. Kushtet e këqija atmosferike do të vazhdojnë të njëjta në të gjithë SHBA-në deri në fundjavë. 

Dhjetëra miliona njerëz u zgjuan të shtunën në mëngjes me të ftohta të forta dhe temperatura nën mesataren, ndërsa gjysma lindore e vendit ka të ngjarë të përjetojë edhe motin më të ftohtë të sezonit, me terëra të forta dhe paralajmërime të forta për ngrica që shtrihen deri në Florida.

Në Bregun Perëndimor, Oregon mbetet në gjendje të jashtëzakonshme pasi stuhitë vdekjeprurëse të akullit goditën rajonin, duke lënë më shumë se 45,000 banorë pa energji elektrike. Ndërprerje të tjera të energjisë elektrike janë raportuar në Pensilvani, Kaliforni, Nju Meksiko dhe Indiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat