U rrokullis me veturë në liqen, gruaja nga Kalifornia qëndron mbi mjet për 14 orë – shpëtohet me helikopter nga autoritetet

Amerika

U rrokullis me veturë në liqen, gruaja nga Kalifornia qëndron mbi mjet për 14 orë – shpëtohet me helikopter nga autoritetet

Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Policët në Del Valle të Kalifornisë kanë transportuar me helikopter gruan, e cila me veturën e saj ishte rrokullisur në liqen.

Ajo i mbijetoi ujit të rrëmbyeshëm duke qëndruar mbi veturën e saj dhe e kaloi natën në të, deri kur të nesërmen e gjetën disa pushues që ishin ndalur aty pranë ujit me rulotat e tyre.

Autoritet kompetente në Kaliforni kanë njoftuar se kjo grua i kishte kaluar 14 orë mbi veturën e saj, nga frika se uji mund ta “marr me vete” edhe mjetin mbi të cilin qëndroi.

Me të marrë me helikopter është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, nga ku është bërë e ditur se ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Kamerat e vendosura në helmet e pjesëtarët të ekipit, kanë filmuar momentin kur ata zbresin mbi veturën e rrokullisur në ujë dhe e shpëtojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat